AKTUALITET, 11 Korrik 2023, 19:04

Arrestimi i Belerit “shkon” në Samitin e NATO-s, Rama dhe Mitsotakis takohen në Lituani, çfarë shkruajnë mediat greke

Arrestimi i Belerit “shkon” në Samitin e NATO-s, Rama dhe

Kryeministri Edi Rama, sikundër edhe ishte paralajmëruar një ditë më parë nga mediat greke, është takuar sot me homologun e tij Kyriakos Mitsotakis.

Takimi vjen në kuadër të pjesëmarrjes së përbashkët në samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë.

Sipas mediave greke temë e bisedës mes dy kryeministrave ka qenë arrestimi i Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Shtypi grek raporton se Mitsotakis theksoi nevojën për zgjidhjen e menjëhershme të kësaj çështjeje. Kujtojmë që Beleri u arrestua tre ditë para zgjedhjeve të 14 Majit për shitlblerje votash. Greqia ka kërkuar lirimin nga burgu të Belerit ndërsa qeveria shqiptare e konsideron këtë një çështje të drejtësisë.