TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Projektrezoluta e Kuvendit për Entin Rregullator të Energjisë kërkon hartimin e akteve nënligjore për statusin e klientit në nevojë, që do i hapte rrugë kompensimit të shpenzimeve për energji elektrike, nga familjet në vështirësi ekonomike.
Kjo kërkesë vjen 8 vjet nga miratimi i ligjit “Për sektorin e energjisë elektrike”, që deri më tani nuk është zbatuar, duke krijuar vështirësi për mijëra familje të varfra. Sipas ligjit, është Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për energjinë, Ministrinë e Financave, dhe në konsultim me ERE-n e grupet e interesit, që duhet të hartojë kriteret, procedurat për përfitimin e statusit të klientit në nevojë dhe mënyrën e trajtimit të tyre. Më pas, kriteret duhet të miratohen nga Këshilli i Ministrave, raporton scan. Ndryshe ka ndodhur me statusin për furnizimin me gaz natyror, që tashmë është gati për miratim, ndonëse Shqipëria nuk ka ende një treg funksional të gazit natyror. Projektrezoluta e Kuvendit do të miratohet në seancën e ardhme plenare, ndërsa ende nuk dihet nëse ka një draft fillestar për të kuptuar kategoritë përfituese dhe masën e përfitimit.
Gjithsesi, nëse do i referohemi rastit të gazit natyror, mbështetja financiare varion nga 50% në 100% të kostove të konsumit, në varësi të kategorisë që i përket klienti që do të kategorizohet në nevojë. Këtu përfshihen familjet përfituese të ndihmës ekonomike dhe fondit 6%, familjet që kanë anëtarë persona me aftësi të kufizuar, pensionistët, invalidët e punës, si dhe të verbrit, që do të duhet të vërtetojnë gjendjen e të ardhurave të ulta, në raport me pagën minimale në fuqi.