AKTUALITET, 11 Korrik 2023, 18:16

"E dini se ku ndodhet tani Ahmetaj apo ka ikur?”/ Kreu i SPAK i përgjigjet Bardhit në mbledhjen e Këshillit të Mandateve

 "E dini se ku ndodhet tani Ahmetaj apo ka ikur?”/ Kreu i SPAK i

Është mbledhur sot Këshilli i Mandateve, për të diskutuar për heqjen ose jo të imunitetit të Arben Ahmetajt pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar.

Gjatë debateve në mbledhje, Gazment Bardhi e ka pyetur kreun e SPAK, Altin Dumani nëse kishte dijeni se ku ndodhet Ahmetaj.

“A keni informacion ku ndodhet Ahmetaj në këtë moment, është në Shqipëri? Mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për këtë?”, mësohet të jetë shprehur Bardhi.

Burime bëjnë me dije se kreu i SPAK ka thënë se nuk ka informacion se ku është Arben Ahmetaj.