AKTUALITET, 11 Korrik 2023, 20:18

“Duam kohë”/ Avokatët e Ahmetajt kërkuan shtyrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve. Miratohet kërkesa

 

“Duam kohë”/ Avokatët e Ahmetajt kërkuan shtyrjen e

Avokatët e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt, pasi deklaruan se klienti i tyre nuk ndodhej në Shqipëri, kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes së Këshillit, për të marrë kohë më tepër për mbrojtjen. Ndërkohë nga ana tjetër opozita ka kërkuar që diskutimi të vijojnë sot. Pas kërkesës së avokatëve, mbledhja u shty për nesër, në orën 16:00.

DEBATE GJATE MBLEDHJES

Kujtojmë se më herët është ndërprerë një herë seanca në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku prej më shumë se 4 orësh po diskutohet heqja ose jo e imunitetit të Arben Ahmetajt, pas kërkesës së SPAK për ta arrestuar.

Mbledhja u karakterizua kryesisht me debate, ndërkohë që opozita kërkoi që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura, por ka pasur replika nga ana e maxhorancës. Në këtë moment është kërkuar dhe ndërprerja e mbledhjes për 5 minuta. Pas disa minutash mbledhja ka rinisur, por në fokus të debatit ka vijuar e njëjtat temë, për mbledhje me dyer ta hapura apo të mbyllura, ndërsa ende nuk është bërë asnjë diskutim për thelbin e çështjes, imunitetin e Ahmetajt.

Me tej Gazment Bardhi iu drejtua SPAK: "A keni informacion ku ndodhet Ahmetaj në këtë moment, është në Shqipëri? Mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për këtë?". Ndërkohë Dumani është shprehur se nuk mundtë përgjigje, për shkak të sekretit hetimor.