AKTUALITET, 11 Korrik 2023, 17:00

Abuzoi se*sualisht me nipin e mitur dy vite më parë, Gjykata e Beratit dënon me 15 vite burg 42-vjeçarin nga Kosova

Abuzoi se*sualisht me nipin e mitur dy vite më parë, Gjykata e Beratit

Një 42-vjeçar nga Kosova është dënuar me 15 vite burg pasi gjykata e Beratit shpalli fajtor për përdhunimin e nipit të tij të mitur para dy vitesh. Belul Kokollari u shpall fajtor për përdhunimin e nipit të tij, ngjarje e ndodhur në 4 nëntor 2021 në Prizren, ku i mituri kishte shkuar me pushime.

Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka shpallur sot vendimin për shtetasin nga Kosova Belul Kokollari, i akuzuar për kryerjen e veprës penale. Vendimmarrja e gjykatës u mbështet në provat e shqyrtuara dhe të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështjeje.

Denoncimi në Komisariatin e Policisë së Beratit u bë nga nëna e të miturit, në 10 nëntor 2021. Ajo denoncoi në polici vëllain e sajm Belul Kokollari, duke pretenduar se ai kishte abuzuar me djalin e saj të mitur. Ajo deklaroi asokohe në polici se është shtetase kosovare dhe e martuar në Berat, ku jeton me bashkëshortin e saj në lagjen “28 Nëntori” dhe se çdo 3-muaj shkonte në Kosovë për të vizituar vëllezërit e saj. Në datën 4 nëntor 2021 ajo ishte nisur me djalin e saj drejt Kosovës, ku ka qëndruar deri në datën 9 nëntor dhe kur ishte kthyer në Shqipëri djali i kishte treguar gjithçka.