AKTUALITET, 11 Korrik 2023, 15:56

Këshilli i Mandateve shqyrton sot kërkesën për arrestimin e Ahmetajt, kreu i SPAK dhe një prokurore mbërrijnë në Kuvend bashkë me provat

Këshilli i Mandateve shqyrton sot kërkesën për arrestimin e

Prokurorët e SPAK kanë mbërritur në Kuvend për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku do të shqyrtohet kërkesa e tyre për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Ka qenë vetë kreu i SPAK Altin Dumani që ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, bashkë me prokuroren Enkeleda Millonai për të paraqitur para anëtarëve të Këshillit të Mandateve kërkesën e tyre për arrestimin e deputetit socialist.

Ata do të paraqesin provat, në të cilat mbështesin kërkesën e tyre drejtuar Kuvendit. Kujtojmë se SPAK ka kërkuar që mbledhja të jetë me dyer të mbyllura. Ndërkohë sot avokatët e Ahmetajt do të kërkojnë shtyrjen e mbledhjes, pasi sipas tyre dosja e SPAK është voluminoze dhe kërkon kohë për t’u shqyrtuar.