TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndonëse SPAK kërkon ta arrestojë, Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij Henrik Ligori.
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ai ka konfirmuar se Ahmetaj ndodhet jashtë kufijve të territorit shqiptar.
Prokuroria e Posaçme i bëri kërkesë Kuvendit për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj pas akuzave për pastrim parash, deklarim të rremë e fshehje pasurie dhe korrupsion pasiv.