TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një apartament është shkrumbuar në Gjirokastër gjatë pasdites së sotme. Ngjarja ndodhi në zonën e Pazarit. Mësohet se nga zjarri fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një problematike në linjën e energjisë elektrike, ku flakë ka marrë fillimisht kasa elektrike e apartamentit dhe më pas zjarri është shpërndarë në gjithë banesën.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë vendosur nën kontroll flakët.