AKTUALITET, 21 Tetor 2017, 20:04

Zhgënjim total, Bano paraqet dorëheqjen

Zhgënjim total, Bano paraqet dorëheqjen

Artan Bano është trajneri i dytë që jep dorëheqjen këtë sezon në Superiore, pasi më parë diçka të tillë e bëri Stavri Nica nga Laçi pas humbjes në Kukës.

Trajneri i Lushnjes e lajmëroi dorëheqjen e tij në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas goli” në Supersport, ku deklaroi:

“Zhgënjim total, i publikut dhe i imi. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, në të dytën u shthurëm tërësisht. Kundërshtari meriton lëvdata, ishte shumë herë më mirë se ne dhe e meritoi fitoren, duke treguar se dëshiron shumë të luajë futboll. Ne nuk bëmë as lojë, është një tronditje e madhe psikologjike, ndaj do të marrë përgjegjësinë që më takon dhe do të bisedoj me drejtuesit, pasi mendoj se do të largohem".