AKTUALITET, 21 Tetor 2017, 16:31

Basha: Rama po mbron Tahirin duke i bërë prokurorisë gjyq publik

Basha: Rama po mbron Tahirin duke i bërë prokurorisë gjyq publik

Beteja e sotme nuk është vetëm e Saimir Tahirit, por dhe e kryeministrit Edi Rama. Kjo është deklarata e liderit  të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili akuzoi kryeministrin Rama se po mbron deputetin socialist Saimir Tahiri duke i bërë gjyq publik prokurorisë. Ky i fundit sëbashku me avokatin e tij këmbengulin në mungesën e provave për miratimin e kësaj kërkese, Lulzim Basha doli në selinë blu duke thënë se:

"Rama në kater vjet ka ndaluar çdo hetim. A nuk është provë fakti që makina e ministrit përdorej nga trafikantët të cilët kanë udhëtuar në Itali me makinën e ministrit, ndërkohë që ajo ishte e regjistruar në emër të tij? A nuk janë prova plantacionet e drogës dhe magazinat e drogës që mbroheshin nga policët e korruptuar të cilët, figurojnë në këto përgjime se ngarkonin thasët e drogës në gomone? A nuk është provë se krimi kishte kontroll edhe tek dhoma e radarëve nga ku policët e korruptuar i drejtonin se kur dhe ku e si ti dërgonin skafet për në Itali? A nuk është provë kjo".