TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është shndërruar në sfiduesin më të madh të procesit “Saimir Tahiri” që po zhvillohet në Këshillin për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet në Kuvendin Popullor.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, e konsideroi ish-kryetarin e LSI-së si “armikun e tij numër një”, por numri një i shtetit i është kundërpërgjigjur në heshtje, duke u shfaqur me një indiferencë shembullore sa në zonën e Thethit ashtu dhe në malin e Dajtit si një promovues i turizmit lokal.
Por, nëse të enjten, Meta ishte i pranishëm në “Elbasan Arena” për të ndjekur ndeshjen midis Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit (të dielën ishte në Milano për të ndjekur ‘Derbin e Madoninës’ – Inter-Milan), sot kreu i shtetit publikoi një foto me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
“Sot në Currila me Presidentin Duka duke biseduar për futbollin e shpresuar për një short më të mirë në Europianin e ardhshëm”, shkruan në statusin e tij në faqen zyrtare numri një i vendit.
Pak orë më parë, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço, deklaroi publikisht se ai do të votonte “pro” heqjes së mandatit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për t’i hapur rrugë Prokurorisë për të kryer arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste, pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda pas provave që kanë ardhur nga Gjykata e Katanias dhe e Leçes dhe që e implikojnë ish-ministrin Tahiri me grupin kriminal të trafikantëve të drogës, të njohur tashmë si grupi “Habilaj”. (Tpz.al)