AKTUALITET, 21 Tetor 2017, 14:08

Taulant Balla: Mbledhja do të jetë e mbyllur, sepse kështu ka qenë edhe për Bashën

Taulant Balla: Mbledhja do të jetë e mbyllur, sepse kështu ka

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dalë përpara mediave për të sqaruar përse pjesa e fundit e mbledhjes së Komisionit të Mandateve do të jetë me dyer të mbyllura. Në fakt, Balla në vend që të sqaronte situatën ka krijuar akoma më tepër konfuzion për publikun. Sipas tij, media nuk duhet të jetë prezente sepse nuk ka qenë edhe në raste të tjera dikur, si për Bashën apo Mediun.

"Në të gjitha rastet në Kuvendin e Shqipërisë, kjo fazë ka qenë gjithmonë e mbyllur", tha deputeti Balla, por ai nuk citoi rregulloren.

Sipas deputetëve të opozitës, rregullorja parashikon që mbledhja të jetë e hapur. Përpos kësaj ky vendim është hedhur në votim dhe rezultati ka qenë pesë pro dhe pesë kundër, por sërish media ka dalë jashtë.

Balla gjithashtu tha se deklarimi i votës nga ana e Naços ishte një gabim.

 

TPZ.AL