TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfaqësuesi i shumicës në Këshillin e Rregullimit të Mandateve, Ulsi Manja, u shpreh para kryesisë së kuvendit se nuk ka prova të mjaftueshme për t'i hequr imunitetin deputetit Saimir Tahiri. Por sipas tij prokurorisë i është lënë mundësia që të vazhdojë hetimi.
"Ia kemi bërë të qartë edhe opinionit publik se e garantojmë prokurorinë që të vijojë hetimin per t'i shkuar deri në fund të vërtetës, sepse jemi këtu për të vërtetën. Vetë deputeti Saimir Tahiri tha: Nuk kam ndërmend të largohem dhe as ti shmangem drejtësisë. Do të paraqitem sa herë të më kërkojë prokuroria dhe jam i gatshëm të vë në dispozicion çdo gjë që më kërkohet", tha Manja