AKTUALITET, 21 Tetor 2017, 18:00

Këshilli nuk vendos për Tahirin, dërgon 2 relacione në parlament

Këshilli nuk vendos për Tahirin, dërgon 2 relacione në

Këshilli rregullator i mandateve vendosi që të lejojë hetimin dhe kontrollin e banesës së ish ministrit të mbrojtjes Saimir Tahiri. Deputeti i partisë Lëvizja socialiste për integrim Nasip Naço, deklaroi se tashmë parlamenti do të votojë për dy raporte. Më herët LSI kishte deklaruar se do të votonte pro heqjes së imunitetit të deputetit socialist.

Nga ana e tjetër deputeti i PD Enkelejd Alibeaj u shpreh në përfundim të mbledhjes së këshillit rregullator të mandateve se përfundimisht shteti është kapur nga krimi.

Mazhoranca i qëndron  deri në fund mosdhënies së aprovimit të prokurotisë për arrstimin e deputetit të saj Tahiri.

Juristi Gjata e paralajmëroi këtë vendim në intervistën për Tpz.al

Ish kryetari i KQZ-së, njëherësh një nga juristët më të njohur në vend, në një prononcim për Tpz.al,  foli përpara se të merrej vendimi i Komisionit të Mandateve, për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, duke i hapur rrugë hetimit të prokurorisë.

Sipas Gjatës, nëse komisioni i cili ndahet në mënyrë të barabartë (5 deputetë të opozitës dhe 5 të mazhorancës), nuk bashkontr votat për heqjen e imunitetit të ish Ministrit Tahiri, atëherë në seancën parlamentare, të thirrur të mërkurën, mund të shkohet me 2 relacione.

“Sot duhet marrë një vendim patjetër. Në seancën më të afërt parlamentare duhet që Komisioni i Mandateve të dërgojë një relacion, për heqjen ose jo të imunitetit të deputetit Saimir Tahiri. Nëse opozita dhe mazhoranca nuk bien dakord me njëra-tjetrën, atëhere do të shkojnë dy relacione, një për heqjen e imunitetin dhe një që e kundërshton”- u shpreh Gjata për Tpz.al.

Sipas juristit të njohur, pasi të dërgohen relacionet në parlament, atëherë do të votohet me shumicë të thjeshtë për heqjen ose jo të imunitetit. /TPZ.AL/