AKTUALITET, 21 Tetor 2017, 13:58

Deputeti i LSI, Naço: Vota ime ‘pro’ heqjes së mandatit të Tahirit (Video)

Deputeti i LSI, Naço: Vota ime ‘pro’ heqjes së mandatit

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço, deklaroi publikisht se ai do të votonte “pro” heqjes së mandatit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për t’i hapur rrugë Prokurorisë për të kryer arrestimin e deputetit të Partisë Socialiste.

“E deklaroj publikisht votën time ‘pro’ heqjes së mandatit”. Është në standardin e LSI që për çdo deputet nuk gëzon mandat kur ka akuzë të faktuar. Është  standard moral i vendosur. I bëj thirrje grupit parlamentar të PS-së të mos bëhet mburojë të mbulojë Tahirin por t’ i hapë rrugë procesit që e presin të gjithë shqiptarët por dhe ndërkombëtarët”, - tha për mediat ish-ministri i Drejtësisë.

[video width="564" height="334" webm="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/10/ice_video_20171021-140843.webm"][/video]

Komisioni i Mandateve të Kuvendit Popullor është mbledhur qysh dje me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda pas provave që kanë ardhur nga Gjykata e Katanias dhe e Leçes dhe që e implikojnë ish-ministrin Tahiri me grupin kriminal të trafikantëve të drogës, të njohur tashmë si grupi “Habilaj”.

Ndërkohë Tpz.al, ishte e para që konfirmoi votën e Nasip Naços në Komisionin e Mandateve. /TPZ.AL/