AKTUALITET, 21 Tetor 2017, 15:17

Lulzim Basha: Vetë Rama ka përfituar nga milionat që erdhën nga droga

Lulzim Basha: Vetë Rama ka përfituar nga milionat që erdhën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë  në një deklaratë për mediat nga selia e kësaj partie.

Basha tha se Edi Rama po pengon drejtësinë duke mos votuar për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit.

"Kush ka sy në ballë dhe mend në kokë e kupton se faktet janë të mjaftueshmë për të pranuar kërkesën e prokurorisë. Provat janë te mbledhura nga anti-mafia italiane", tha Basha.

Sipas Bashës, Edi Rama po e mohon që Saimir Tahiri është kapur në flagrancë si mbrojtës dhe përfitues nga trafiku i drogës dhe i armëve.

" Edi Rama është pas Saimir Tahirit dhe Habilajve. Rama si askush tjetër, ka përfituar nga milionat që erdhën nga droga dhe kanabizimi i vendit, për të blerë vota. Të gjitha janë bërë me bekimin dhe me mbrojtjen e Edi Ramës. Rama po e mbron Tahirin me imunitetin parlamentar dhe po i bën gjyq prokurorisë" u shpreh Basha. /TPZ.AL/ 

 

VIDEO: 

[video width="764" height="442" webm="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/10/ice_video_20171021-152328.webm"][/video]