AKTUALITET, 21 Tetor 2017, 19:31

Denoncimi nga PD-ja: Në ministrinë e Brendshme, po prishen provat me urdhër të Ramës

Denoncimi nga PD-ja: Në ministrinë e Brendshme, po prishen provat me

Drejtorët e MPB në shërbim të Tahirit dhe prishjes së provave, me urdhër të Xhafës dhe Ramës:

“Përshëndetje z. Kryetar. Personi ne foto dhe video ështe Loran Sevi, i cili aktualisht mban detyren Drejtor i Planifikimit Strategjik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ky person duket qartë në video tek shoqëron ish Ministrin "Saimir Tahiri" 3 ditë më parë kur ka qenë i ftuar në emisionin "Opinion" në studion e "TV Klan".

Fakti është se sot e gjithë Ministria e Punëve të Brendshme është vënë në dispozicion të ish Ministrit Tahiri për fshehjen e provave që kanë të bëjnë me hetimin e ngritur nga Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ministri aktual z. Fatmir Xhafa po i jep gjithë ndihmën dhe suportin e duhur ish Ministrit Saimir Tahiri për të dalë nga kjo situatë, sepse Tahiri e shantazhon me dosjen e të vëllait Agron Xhafaj për të cilën Tahiri ka prova të manipulimit shtetëror me ndihmën e z. Fatmir Xhafa.  Bashkëlidhur "linkun" e Ministrisë së Punëve të Brendshme" në të cilin konstatohet detyra dhe funksioni i Loran Sevi.

http://www.punetebrendshme.gov.al/…/…/struktura-organizative

[video width="1920" height="1080" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2017/10/IMG_0707.mp4"][/video]