AKTUALITET, 21 Janar 2018, 23:19

Xhani De Biazi, pranë drejtimit të ekipit të njohur të Serie A

Xhani De Biazi, pranë drejtimit të ekipit të njohur të Serie

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, mund të marrë drejtimin e Veronës në Serie A, Itali.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet italiane. Verona po kalon një periudhë të vështirë dhe pritet shkarkimi i trajnerit aktual, Fabios Pekia.

De Biazi konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Pekias. Klubi i fundit që ka drejtuar De Biazi është ai spanjoll i Deportivo Alaveshit, në Spanjë.