AKTUALITET, 17 Tetor 2017, 09:50

Vlorë, grabitet me armë pika e karburantit

Vlorë, grabitet me armë pika e karburantit

Një pikë karburanti në fshatin Qishbardhë të Vlorës, është grabitur me armë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dy shtetas të paidentifikuar, kanë arritur t’i marrin nën kërcënimin e armës, rreth 35 mijë lekë, rojes së karburantit.

Salla operative e policisë së Vlorës, u njoftua për ngjarjen rreth orës 05:15 të mëngjesit dhe shkoi menjëherë në vendngjarje, ndërsa ka krehur zonën dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.