TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp, direkt nga selia blu, foli për arrestimin në Itali të Moisi Habilajt, njërit prej krerëve të trafikut të drogës, nga Shqipëria drejt vendit fqinj.
“Policia italiane, pas disa vitesh punë intensive ka arrestuar dje kreun e njërit prej rrjeteve më të mëdha të të trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë, Moisi Habilajn, si dhe shkatërroi bandën e tij. Partia Demokratike e ka denoncuar mbi 1400 herë në 4 vite bandën e Habilajt, por ai është marrë në mbrojtje nga kryeministri Rama dhe nga kushuriri, atëherë ministër Saimir Tahiri”, tha Basha.
Kreu i PD-së intensifikoi edhe më tej akuzat ndaj ish ministrit të brendshëm, teksa tha se ai ishte i përfshirë drejtëpërdrejtë në botën e errët të narkatrafikantëve shqiptarë dhe kërkoi arrestimin e menjëhershëm të tij.
“Edi Rama ka 24 orë që hesht për arrestimin e Habilajt, të cilin e mbrojti për 4 vite. Çfarë pret Rama , për të arrestuar Saimir Tahirin dhe ta gjykojë atë pa vones, ndërsa faktet dhe provat janë tashmë publike dhe ai i ka në tavolinë. Është koha që Saimir Tahiri të arrestohet dhe të mbajë përgjegjësi për përfshirjen e tij në trafikun ndërkombëtar të drogës”, tha Basha.
TPZ.AL