AKTUALITET, 4 Tetor 2017, 00:11

VIDEO/ Kryegjyqtari i Vlorës harbohet në dasmë, hedh para me grushte

Nuk na bën më përshtypje fakti që në dasmat shqiptare leku vërshon si lum.

Por përshtypje na bën fakti nëse të ftuar në dasëm janë personazhe VIP, këngëtarë, politikanë dhe gjyqtarë. Kështu ka ndodhur së fundmi me një dasëm shqiptare, ku të ftuar kanë qenë dy këngëtare të njohura të muzikës shqiptarë, njëra labe Aurela Gaçe e tjetra nga Tropoja, Fatmira Breçani. Por pjesa tjetër që kanë marrë pjesë ka qenë djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha si dhe kreu i gjykatës së Vlorës, Skënder Haluca. Janë pikërisht këta që mbushin dhe me lekë dy këngëtarët e ulur këmbëkryq. I pranishëm ishte edhe ish drejtori i Policisë së Tiranës, Shkëlzen Breçani. Gjithsesi edhe pse duket që ka qenë një gëzim familjarë, askujt nuk i bën më përshtypje për sasinë e madhe të lekëve që hidhen, ndërkohë që përditë dhe më shumë apele dhe thirrje nga ndërkombëtarët bien si këmbana për gjyqësorin dhe vettingun në Shqipëri.