TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rektori i Universitetit të Mjekësisë ka replikuar ashpër me administratorin e Universitetit Europian të Tiranës, Henri Çilin, mbi cilësinë e institucioneve ku janë titullarë.
Debati ka marrë tone të larta sidomos në pjesën më të fundit të aplikimit të Reformës në Arsim, akreditimin e universiteteve. Siç tashmë dihet, procesi i akreditimit u ka nxjerrë probleme të shumta cilësie universiteteve shtetërore në raport me ato private, duke u reflektuar në kohën e shkurtër që u është lënë të parave për t’u rivlerësuar nga kompania e akreditimit.
Po a e pasqyron rezultati i akreditimit gjendjen reale të cilësisë së studentëve të universiteteve përkatëse?
Ky është shndërruar në një moment të nxehtë debati ku rektori Gjata i është përgjigjur Çilit: “Sa kam unë studentë mjekësie të punësuar në Gjermani, ti nuk i ke në Shqipëri!”