TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është arrestuar nga policia e Durrësit një nga emrat e konsideruar nga disa raporte të policisë dhe prokurorisë si pjesë e një prej grupeve të rrezikshme të këtij qyteti.
Në pranga ka rënë Marjel Fierza. Sipas informacione të para nga burime policore, ai u vu në pranga gjatë një aksioni policor, gjatë pasi iu gjetën 2 pistoleta në makinë. Mësohet se edhe 2 persona të tjerë janë shoqëruar në komisariatin e qytetit. Fierza, me precedentë të mëparshëm kriminalë, dyshohet se është pjesë e grupit që drejtohej nga Lul Berisha dhe Emiljano Shullazi. Pak kohë më parë, Marjel Fierza mbeti i plagosur në një atentat ndaj tij. Policia nuk ka bërë ende një deklaratë zyrtare për këtë arrestim.
Emri i Fierzës është përmendur një vit më parë në një dokument sekret i Ministrisë së Brendshme, ku flitej për një bashkëpunim mes Shullazit dhe Lulzim Berishës, i cili nga burgu drejtonte grupin e tij në Durrës dhe në terren delegonte urdhrat te personat e tjerë si Julian Meçaj, Marjel Fierza, Mond Çekiçi etj.
Dokumenti sekret evidenton se Shullazi në Durrës shoqërohet edhe me shtetasit Gilmando Dani, Mirel Fjerza, Julian Meçaj dhe Edmond Çekiçin, individë këta të përfshirë në veprimtari kriminale dhe me rrezikshmëri shoqërore.Më tej në raport evidentohet se anëtarët e dy grupeve, tashmë të bashkuar në një të vetëm në Durrës, frekuentojnë lokalin “Zodiak”, pronë e L.B,e cila rezulton se është motra e Lulzim Berishës.
Më poshtë njoftimi i policisë:
Zbatim i Plan- Operacionit "Vjeshtë 2017".
Policia e Durrësit sekuestron 2 armë zjarri, një makinë dhe telefona celularë.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në zbatim të Plan- Operacionit "Vjeshtë 2017" në bazë të informacioneve nga strukturat policore për mbajtjen nën kontroll dhe goditjen e grupeve kriminale kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Marjel Fierza 30 vjeç, banues në Durrës;
• Genti Nderjaku 34 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip 'Porche', me drejtues shtetasin Marjel Fierza u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• 2 armë zjarri pistoletë tip Beretta;
• automjeti tip Porche dhe
• 6 telefona celularë.
Kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Per çdo informacion qytetaret mund te telefonojne falas ne numrin 129, Policia ju garanton anonimatin./TPZ.AL/