AKTUALITET, 3 Tetor 2017, 21:01

Projektligji për minatorët, pritet të marrë zgjidhje statusi i tyre

Projektligji për minatorët, pritet të marrë zgjidhje statusi

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu pas mbledhjes së grupit ka prezantuar nismën e tyre për statusin e minatorit.

Në një deklaratë për mediat, Spahiu tha se drafti për statusin e minatorëve nga nesër do diskutohet në komisione dhe se kërkon bashkëpunim për miratimin e këtij ligji që sipas tij punonjësve të nëntokës t’u jepet sa të tjerëve.

“Këta punonjës janë kontribuues themelorë të ekonomisë. Punonjësve të nëntokës duhet tu jepet sa të tjerëve. Nisma është depozituar në muajin mars, por nuk u mor në shqyrtim muajin e kaluar. Ne jemi të hapur për çdo bashkëpuni. Drafti për statusin e minatorëve nga nesër në komisione”- tha Spahiu.

Sipas tij, ky projektligj është një zbutje e pabarazisë sociale ndërmjet shqiptarësh që kanë kontribuar në ekonominë e vendit.

Spahiu ka thene se projekti bën fjalë për punonjës të nëntokës që çdo ditë të jetës së tyre, janë ndarë me familjarët e tyre si për ditën e fundit të jetës. Disa për fat të keq nuk u kthyen dot.

Ai kujtoi se kjo nismë është depozituar në muajin Mars, por për fat të keq u bllokua dhe nuk u mor ne shqyrtim në legjislaturën e mëparshme.

“Është punuar me specialist, ekspertë, grupe interesi, minatorë, familjet e tyre dhe është drafti qe kemi për diskutim duke filluar nga dita e nesërme në komisionet përkatëse. Ne jemi të hapur të bashkëpunojmë për çdo përmirësim të arsyeshëm që do të lindte nga diskutimi në Kuvend si dhe pas opinionit që qeveria do të jepte për efektet financiare”-tha ai.