AKTUALITET, 3 Tetor 2017, 19:47

(Gjuha e harruar e Nobelit) Anëtarë të jurisë, guxoni shqip!

Shkrim i Radio France International

Gjuha shqipe numëron 7 milionë folës, duke nisur midis Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Greqisë, Serbisë dhe vendet e tjera mesdhetare. Unë nuk mund t’u rezistoj tingujve të dy folësve kryesorë: gegëve në veri dhe toskëve në jug.

Gjuha pra nuk kufizohet vetëm në Shqipëri, vend i traumatizuar nga diktatura e Enver Hoxhës (1945-1985), që qe për më tepër një student në Francë, e më pas profesor i frëngjishtes në vitet 1930.

Maqedonia Serbia dhe Shqipëria kanë secila statutin e vendit kandidat të Bashkimit Europian. Akademia suedeze mund të dërgonte një gjest inkurajimi në lidhje me një rajon të keq-dashur, duke dalluar një letërsi veçanërisht interesante, nga ku spikasin dy emra.

Më i njohur në Francë është Ismail Kadare. I lindur në vitin 1936, në qytetin jugor të Gjirokastrës, ai ka kushtuar romanin e tij të famshëm “Kronikë në gur”, e zhytur në një histori të trishtueshme.

E njohur në perandorinë bizantine si Argirokastro (“kështjella e argjendtë”), ajo kaloi nën kontrollin otoman, përpara se te njihte një vazhdimësi pushtimesh (greke, franceze, italiane dhe gjermane) përpara çlirimit të saj në vitin 1944.

Unë ruaj një kujtim të si goditur nga një grusht nga romani i tij i parë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i shkruar njëzet vjet pas luftës, rreth zhvendosjes në Shqipëri të një ushtaraku italian në kërkim të eshtrave të ushtarëve të zhdukur. I shoqëruar nga një prift, ai pyetet rreth misionit të tij.

I njohur për denoncimin e diktaturës, vepra e Kadaresë numëron më shumë se pesëdhjetë tituj. Citojmë “Spiritus” (1996) ku policia e Hoxhës përndjek një shpirt, “Lulet e ftohta të Prillit” (2000, në origjinal “Prill i thyer”) që sjell në detaje dramën e vazhdueshme të një fenomeni shtypës dhe pikën e kthimit të disa zakoneve tepër mesjetare si hakmarrja, “Darka e gabuar” (2009) në të cilën një mjek në Gjirokastër negocion me një pushtues nazist për të mëshiruar pengjet, një qasje që atij do t’i hapë telashe pas çlirimit.

Kadare mbijetoi aq sa mundej në diktaturën e Hoxhës, me origjinë nga i njëjti qytet. Mundësia (e rrallë në një vend të mbyllur) për të udhëtuar në Francë ishte për të si oksigjeni, siç edhe ai përshkruan në “Mëngjeset në kafe Rostand” (2017). Duhet besuar, në fakt, shkrimtari në këtë birrari pariziene.

Shkrimtari ka marrë shumë çmime prestigjioze (“Man Booker” në vitin 2005, “Prince i Asturias” në vitin 2009”, “Cmimi i Jerusalemit” për lirën e individit në shoqëri në vitin 2015). Këtë vlerësim të fundit, e kanë marrë në të kaluarën Paz, Naipaul, Coetzee dhe Vargas Llosa. Një mbarësi për shtyllën e letrave shqipe?

Të paktën, me frikën për të nderuar një gjuhë, duke përshëndetur një shkrimtar më pak të ndriçuar, juria e Nobelit nuk do të zgjidhte Fatos Kongolin. Ky mësues i matematikës, i lindur në vitin 1944, nuk ka shkruar gjatë viteve të Hoxhës. Që nga ajo kohë ai ka kapur romane të errëta, të fuqishme dhe të tepër të shkathëta, që kontrastojnë me personalitetin  i tij të qeshur. Ai dëshiron të niset nga realiteti dhe për ta çuar pastaj lexuesin në një botë absurde, në një poezi plot ankth.

Thjesht dua të bëj të ditur “Dragoi i fildishtë” në lidhje me vuajtjet e një studenti shqiptar në Kinë, dukshëm i frymëzuar tek autori nga tre vitet e studimeve të tij në Pekin: tërheqja e tij për një kineze, që do t’i sillte shumë kërcënimeve më vonë në Tiranë, ndërkohë që gruaja e tij do ta lërë për motive politike.

Vëllimi i fundit i një tetralogjie, “Ëndrra e Damokleut” kalon në kokën e një të riu, i shqetësuar nga një dashuri e çmendur. Në sfondin e një mafie të përditshme dhe të korruptuar, në spektrin e fantazmave të së kaluarës dhe pistat e turbullta japin një roman haluçinant.

Burimi: Radio Francë International (rti.fr)

Autori: Georges Lory

Përgatiti: TPZ.AL