AKTUALITET, 3 Tetor 2017, 22:51

VIDEO/ Shpërthen Mustafa Nano: Elvis Naçi je një copë injoranti!

VIDEO/ Shpërthen Mustafa Nano: Elvis Naçi je një copë

Mustafa Nano replikoi ashpër me imamin Elvis Naçi në emisionin Opinion në Tv Klan.

Nano foli për deklaratën e Naçit që shkaktoi bujë në rrjetet sociale, se gratë duhet të zbukurohen dhe të mos shëndoshen sepse ndryshe burrat i tradhëtojnë, Nano u shpreh se në kontekstin musliman kjo deklaratë është normale. Naçi nuk ishte dakord me këtë pohim, sepse ai thotë se deklarata e tij u keqkuptua. Pas kësaj, në studio shpërtheu një debat rreth islamit.

Mustafa Nano u shpreh se imami Naçi është një injorant që nuk kupton as fenë e tij. Ai tha se Naçi e keqinterpreton Kuranin.

Nga ana tjetër, Naçi u shpreh se Mustafa Nano ka kohë që ofendon islamin, dhe se ai nuk mund të jetë një shqiptar i mirë nëse ka mendim negativ për muslimanët.

Debati në studio nisi për shkak të deklaratave të Naçit. Sot ai u mundua të justifikonte qëndrimin e tij. Imami u shpreh se deklarata nuk kishte qëllim të ofendonte apo diskriminonte gratë, por ai mendon se një çift duhet të "joshin njëri tjetrin në mënyrë që të mos bien në monoti".  / TPZ.AL / 

VIDEO: