AKTUALITET, 18 Janar 2018, 09:55

Gjendet një gomone 9 metra e gjatë, e braktisur në bregdetin e Radhimës

Gjendet një gomone 9 metra e gjatë, e braktisur në bregdetin e

Gjendjet një gomone e braktisur në breg të detit në Radhimë. Policia e Vlorës bën me dije se gomonia është 9 metra e gjatë me dy motorë.

Gomonia është gjetur gjatë mëngjesit të sotëm kur shërbimet e Policisë Kufitare sëbashku me Delta Forcën po patrullonin në një kontroll të territorit.

Ata kanë konstatuar në vendin e quajtur Radhimë në breg të detit një gomone 9 metra të gjatë me dy motorrë.

Nga verifikimi paraprak dyshohet se mjeti mund të jetë braktisur dhe se në brendësi të tij nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm.

Policia po vijon verifikimet për dokumentimin e plotë ligjor dhe identifikimin e pronësisë së këtij mjeti.