AKTUALITET, 9 Maj 2020, 14:00

VIDEO/ I riu në Drimadhes kërkon të lahet në det, ndalohet nga polici

VIDEO/ I riu në Drimadhes kërkon të lahet në det, ndalohet


Një i ri është ndaluar të lahet në det nga policia në plazhin e Drimadhes.

Siç shihet në pamje, i riu është duke bërë banjo dielli dhe kërkon të lahet në det por efektivi i policisë nis me të diskutimin dhe nuk e lejon të riun.

Siç dihet nga masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë larja në det është ende e ndaluar deri në një njoftim të dytë.

Të njëjtin problem e kanë patur disa ditë më parë edhe disa banorë në Durrës të cilët nuk janë lejuar të futen në det.