AKTUALITET, 9 Maj 2020, 11:41

Tiranë, dy elektriçistë i zë korenti, humb jetën njëri prej tyre

Tiranë, dy elektriçistë i zë korenti, humb jetën


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në zonën e Kamzës në Tiranë, ku ka humbur jetën një elektriçist, ndërkohë që një tjetër ka mbetur i lënduar.

Dy personat, që dyshohet se janë punonjës të një kompanie interneti ishin duke punuar në zonën e Laknasit në Tiranë, teksa kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Pas kësaj mjeti që po i transportonte ata në drejtim të spitalit, ka përplasur një person me biçikletë, gjendja e të cilit nuk dihet ende.

Njëri nga punonjësit ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa tjetri po merr mjekim te Trauma.