AKTUALITET, 9 Maj 2020, 13:52

Berisha: Sukses spektakolar i OFL, iu sekuestron fshatarëve drutë e zjarrit!

Berisha: Sukses spektakolar i OFL, iu sekuestron fshatarëve drutë e


Një situatë sa e dhimbshme, aq edhe qesharake në të gjithë përmasën e saj është krijuar në Devoll, ku forca policie të armatosura deri në dhëmbë dhe me syza e zeza të maskimit, i kanë sekuestruar drutë e prera në pyll, banorëve të një fshati.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka qesëndisur këtë operacion të OFL si “sukses spektakolar” dhe ka publikuar mesazhin e një fshatari të zonës, që nga ana e tij është alarmuar dhe e ka konsideruar si “akt terrorist” të Policisë.

POSTIMI:

Sukses spektakolar i OFL! Iu sekuestron fshatarëve drutë e zjarrit! Lexoni denoncimin e fshatarit dixhital.

"Dua të denoncoj aktin terrorist dhe shkatërrues të Policisë së Shtetit, OFL, në zonën e Devollit, duke sekuestruar drutë me të cilat banorët ushqenin familjen , turp për Policinë e shtetit dhe OFL që lënë banditët në vilat e tyre dhe makinat luksoze, kriminelët sipër parave të pista dhe dhunojnë popullin në mënyrë barbare!"