AKTUALITET, 9 Maj 2020, 12:02

Basha videokonferencë me Sorecën: Partia Demokratike, e vendosur ta bëjë realitet anëtarësimin në BE

Basha videokonferencë me Sorecën: Partia Demokratike, e vendosur ta


Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një videokonferences me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Në Ditën e Evropës, kryetari i PD-së, Basha ka falenderuar BE për ndihmën e dhënë për vendin tonë, duke garantuar se PD është e vendosur për ta bërë anëtarësimin e Shqipërisë në BE realitet për shqiptarët.

“Mirëpresim vendosmërinë e BE për të mbikëqyrur zbatimin e 15 kushteve për hapjen e negociatave: nuk mund të ecet përpara në këtë proces jetik për Shqipërinë pa funksionimin e shtetit ligjor, pa vendosjen e standardeve demokratike dhe pa luftë kundër krimit të organizuar & korrupsionit”- shkruan Basha në Facebook.

Postimi i Bashës

Me amb @LSorecaEU në #EuropeDay: mirënjohje për mbështetjen e çmuar të BE ??për ?? kundër #COVID19 dhe për krizën ekonomike. Vëmendja dhe mbështetja e BE është jetike për popullin shqiptar.

@pdshqiperi e përkushtuar për ta bërë anëtarësimin e ?? në ?? realitet për shqiptarët. Mirëpresim vendosmërinë e BE ?? për të mbikëqyrur zbatimin e 15 kushteve për hapjen e negociatave: nuk mund të ecet përpara në këtë proces jetik për ?? pa funksionimin e shtetit ligjor, pa vendosjen e standarteve demokratike & pa luftë kundër krimit të organizuar & korrupsionit.