AKTUALITET, 9 Maj 2020, 12:56

Lulzim Basha: Rama dhe Veliaj grabitën brenda natës Teatrin Kombëtar!

Lulzim Basha: Rama dhe Veliaj grabitën brenda natës Teatrin


Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës, se “grabitën brenda natës Teatrin Kombëtar”.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha u shpreh se pavarësisht situatës së shkaktuar nga koronavirusi, qeveria ka gjetur mundësi për të kaluar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, Teatrin Kombëtar, ndërsa e konsideroi “një vjedhje”.

Kryeopozitari u shpreh se do të vijojë të mbështesë kauzën e artistëve në mbrojte të Teatrit Kombëtar, duke shtuar se do qeveria do të përballet me “pasojat e kësaj grabitje”.

“Mbrëmë brenda natës morën vendim për të grabitur Teatrin Kombëtar, merret vendimi dhe botohet në fletore zyrtare brenda natës, ndërsa për të ndihmuar shqiptarët i duhen dy javë, kur duhet të ndihmojnë njerëzit edhe me pikatore, mendohen shumë, kur vjen puna për të grabitur i bëjnë brenda natës.

Kushdo që me këtë akt i shpall luftë aktit të demokracisë dhe Europës, do të përballet me të gjitha pasojat e kësaj grabitje.

Mbrëmë Edi Ramën dhe Erion Veliajn nuk i ka zënë gjumi, jo për barkun bosh të qindra qytetarëve as për bizneset që po falimentojnë, për të përdorur pandeminë për të grabitur dhe për të çuar deri në fund aferën korruptive të pastrimit ët parave të pista me grabitjen e truallit të teatrit.

Jemi më të vendosur se kurrë të bëjmë gjithçka kemi në dorë për t’i përballur me pasojat e veprimeve të tyre", tha Basha.