TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pandemia e Covid 19 ka sjellë dëme të konsiderueshme në ekonomitë e shumë familjeve.
Ilir Bleta kërkon nga qeveria lehtësimin e masave pasi izolimi e ka rënduar në borxhe. Mungesa e transportit e ka detyruar atë të mos dalë dhe të kërkojë punë pasi jeton në periferi të Tiranës.
Katër anëtarët e familjes së Ilir Bletës po përballen me vështirësi të shumta që pas përhapjes së Covid-19.
Me shtëpi me qera dhe tashmë pa punë gjendja e tyre ekonomike sa vjen dhe rëndohet.
Mes lotësh 55 vjeçari thotë se jeta ka qenë luftë për të dhe se nuk e kishte menduar kurrë që gjërat do të shkonin kaq keq.
“Po në vështirësi jemi. Ku të ankohem. Gjithandej kam kërkuar ndihmë”.
Para pandemisë Iliri punonte në ndërtim dhe për shkak të izolimit dhe masave shtrënguese ai e ka pasur të pamundur të punojë më.
Tashmë për të kërkuar punë i duhet të ecë në këmbë për disa orë nga Babrruja në Tiranë, ndërsa në shumë raste i duhet të kthehet në shtëpi pa siguruar asnjë të ardhur.
Ndaj ai kërkon që të lehtësohen masat, në mënyrë që të ketë mundësi që të lëvizë e të punojë, pasi izolimi e ka zhytur në borxhe.
“Me lekë borxh. Më parë kam punuar në ndërtim. E kam mbajtur familjen. Tani ja ku jam sot, që nga 10 marsi nuk kam punuar. Jam i aftë për të punuar. ”
Ai shprehet se i ka munguar mbështetja e strukturave dhe institucioneve shtetërore, qofshin këto të bashkisë apo pushtetit qendror./ Ora News