TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit ka shoqëruar me forcë disa qytetarë që kanë dalë të protestojnë në Sheshin Skënderbej.
Ditën e sotme, aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë, kanë dalë të protestojnë për kauza rtë ndryshme, duke përfshirë ndryshimet në Kodin Penal dhe planet për shembjen e mundshme të Teatrit Kombëtar.
Ja biseda mes një aktiviste dhe policisë:
Ines Kurti: Ke ligj që më merr ti mua
Polici: Hajde me mua në Komisariat. Hajde dhe e shohim
Ines Kurti: Hiqe dorën mos më prek mua
Polici: Hape furgonin hape
Një grua: Po ajo është zonjë more, a keni gra? A keni motra ju?
Polici: O djali hape furgonin.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat, tha se vetëm një regjim, mund të ndalojë mbajtjen e protestave.
Kjo është hera e dytë, që policia shoqëron me forcë, aktivistë të cilët protestojnë në mënyrë paqësore në Sheshin Skënderbej.