TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka konfirmuar tre raste të reja me koronavirus në Krujë duke e çuar në 66.
Bëhet fjalë për tre gra, dy prej tyre punonjëse të një fasonerie ku dyshohet se kanë marrë edhe virusin, raporton Abc News.
Ndërkohë, i infektuari i tretë është person kontakti i të infektuarve të mëparshëm.
ISHP njoftoi sot për 6 raste të reja me koronavirus në Shqipëri duke e çuar në 856 numrin total të të prekurve.
Mësohet se deri më tani janë shëruar 627 persona, ndërsa 198 raste janë ende aktive. Në Shqipëri kanë humbur jetën nga koronavirusi 31 persona.