AKTUALITET, 9 Maj 2020, 12:42

Dhuna ndaj protestuesve/ Basha: Vetëm regjimi pengon protestën

Dhuna ndaj protestuesve/ Basha: Vetëm regjimi pengon protestën


Kreu i opozitës, Lulzim Basha reagoi pasi në sheshin Skënderbej u dhunuan disa aktivistë të shoqërisë civile, që po protestonin në Ditën e Europës.

Brenda pak ditësh në këtë shesh janë shënuar skena skandaloze të dhunës policore ndaj protestuesve. “Vetëm një regjim mund të pengojë protestën,” tha Basha.

Sipas tij, “në një vend demokratik, protesta është e ligjshme dhe askush nuk mund ta pengojë”.

Më tej, Basha tha në konferencën për shtyp se tani është njohur me ngjarjen. “Do ta ndjek në çdo hap se ç’po ndodh,” u shpreh Basha.

“Në vende të ndryshme të botës është lejuar protesta edhe në kohë pandemie, madje edhe me vendime nga gjykatat më të larta.

Kurse në Shqipëri po dhunohen protestuesit,”- deklaroi Basha.