AKTUALITET, 9 Maj 2020, 13:43

Abuzimi me çmimet/ Fermerëve u blejnë produktet nën kosto, në treg çmimet kanë vajtur në qiell

Abuzimi me çmimet/ Fermerëve u blejnë produktet nën kosto,

Fermerët kanë vendosur  të protestojnë, duke mos ofruar prodhimet e tyre në treg, kjo për shkak të abuzimit që po ndodh me çmimin e tyre.

Ndërsa fermerëve u blihet prodhimi nën kosto duke u shkaktuar një humbje të madhe, në treg çmimet e produkteve janë rritur në qiell, duke i’u ofruar konsuamtorëve deri katër herë më shumë.

"AgroWeb.org" bisedoi me një nga fermerët e Divjakës, Ristan Janko i cili tregon për vështirësitë që fermerët po hasin gjatë kësaj periudhe. Ai bën thirrje që zëri i fermerëve të dëgjohet ndërsa thotë se kjo situatë nuk bie vetëm në kurriz të fermerëve por edhe konsumatorëve gjithashtu.

“Jemi në kushte të vështira. Kemi prodhim mjaftueshëm por prodhimi jonë po blihet nën kosto duke na shkaktuar humbje të mëdha. Qepët dhe patate janë në prodhim masiv por po I shesim me kosto shumë të ulëta deri në 15 lekë të reja kg i qepës ndërkohë në treg ofrohet 4 apo  herë më shtrenjtë” thotë Ristan Janko.

Të gjitha prodhimet shiten mbi kosto

Në tregjet e Tiranës dukshëm shihet se të paktën këto dy prodhime, por në tërësi edhe fruta perimet ofrohen për konsumatorët me çmime disa herë më të larta.

Nëse do të marrim si shembull qepët apo patatet, të cilat siç konfirmojnë fermerët, tregtarët  kërkojnë t’i blejnë nën kosto në treg shiten shumë shtrenjtë. Nga 15 lekë të reja që tregtarët ua blejnë fermerëve në treg kilogrami i qepës shitet deri në 120 lekë të reja.  E njëjta gjë po ndodh edhe me patatet e reja.

Të pyetur nga AgroWeb në lidhje me arsyet e shtrenjtimit të çmimeve, tregtarët japin një përgjigje

“Ky abuzim po dëmton gjithë komunitetin e fermerëve. Në kushtet kur ne jemi ende në pamundësi për të eksportuar si më parë prodhimin jashtë në tregun vendas po ndodh një abuzim i pazakontë.  E njëjta gjë po ndodh edhe me prodhimet e tjera që janë të përditshme për konsumatorët përfshi këtu domatet, kastravecat etj” bën të ditur Ristan Janko.

Nuk dihet se sa do vazhdojë kjo situatë ndërsa fermerët paralajmërojnë protesta në vijim nëse situata nuk rikthehet në kushtet normale.