TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në takimin me ambasadorët e Shqipërisë në vende të ndryshme, listoi disa detyra që ambasadorët shqiptarë duhet të zbatojnë për të kthyer diplomacinë shqiptare në një diplomaci me natyrë ekonomike.
Bushati kërkoi vendosjen e kontakteve me kompanitë që mund të shfaqin interes për të investuar në Shqipëri.
“Të shndërrojmë përfaqësitë tona diplomatike në qendra informacioni të vlefshme, t’i kthejmë në ‘one stop shop’ për shërbim ndaj njerëzve dhe promovimin për biznes në Shqipëri. Të përmirësojmë rrënjësisht cilësinë e burimeve njerëzore dhe ta përshtatim atë me nevojat e vendit ku ne përfaqësohemi. Të forcojmë rrjetet e konsujve të nderit të Republikës së Shqipërisë. Duhet të ndërthurim burimet tona njerëzore dhe dijen e shërbimit të jashtëm me metoda inovatinve të komunikimit. Përfaqësitë tona duhet të krijojnë dhe ushqejnë marrëdhënie me botën, me shoqëritë ku punojnë. Të njohin mirë ndjeshmëritë, interesin për ne, përparësitë ekonomike që një vend e një jo një tjetër mund të ketë për Shqipërinë”, - tha Bushati.