AKTUALITET, 17 Nëntor 2017, 15:53

Shqiptarët kërkojnë azil në Francë, por ja në ç’kushte jetojnë

Shqiptarët kërkojnë azil në Francë, por ja në

Të jetosh në tendë, edhe pse je në Francë.

Janë midis 80 dhe 100 tenda në Lion. Rreth 200 njerëz, duke përfshirë rreth tridhjetë fëmijë, kryesisht me kombësi shqiptare, kanë ngritur kampingun me çadra në sheshin Mandela, midis rrugës Maurice-Flandin dhe linjës së tramvajit.

Kjo foto tregon gjithçka. Kjo është hera e dytë që emigrantët shqiptarë, kryesisht ilegalë, ndërrojnë vendin se ku ata sistemohen.

Portali francez, Leprogress.fr, citon kryetari e bashkisë së lagjes nr.3 të Lionit, Tierry Philip, në lidhje me emigrantët shqiptarë të cilët ndodhen në qytet që nga korriku i vitit 2016.

“Shqiptarët përfitojnë nga liria e qarkullimit në zonën Shengen, por nuk bëjnë pjesë në Bashkimin Europian, kështu që ata kërkojnë azil. Unë dua të kujtoj se, ky vend konsiderohet i sigurt”, theksoi kryebashkiaku francez.

Sipas tij, dëbimi i tyre duhet të merret nga drejtësia franceze, ndërkohë që vetë bashkia ofron mjetet mininale të jetesës, pasi po u trajtohet çështja për të fituar azil apo jo.

Sipas legjislacionit francez, personat që kërkojnë azil duhet të strehohen nga shteti. Një individ ka të drejtën e një ndihme 5.4 euro në ditë nëse ai ka strehim, dhe në se jo, atëherë ndihma është 12.20 euro në ditë.

 

TPZ.Al