TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-Ministri i Jashtëm, Paskal Milo, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, të Ylli Rakipit, ka lëshuar një deklaratë të fortë, kur tha se në vitin 1998, ambasador të huaj kanë bërë presion për të mos futur në burg ish-presidentin e asaj kohe, Sali Berisha. Në atë periudhë, Milo ka qenë në postin e ministrit të Jashtëm.
Paskal Milo: Në vitin 1998, Sali Berisha mund të futej në burg. Kemi pasur presione nga ambasadori italian dhe gjerman. Si ish-ministër, patjetër që ka pasur raste që jam ndodhur në presionin e ambasadorëve të huaj në radhë të parë të ambasadorëve amerikan, apo evropian, për çështje të ndryshme. Ka pasur debate të shumta, në shtator të vitit 1998, ku u vendos që t’i hiqej imuniteti Sali Berishës, edhe në atë kohë kemi pasur presion të jashtëzakonshëm, që të mos futej në burg. Më tepër kanë këmbngulur dy ambasadorë të kohës ai italian dhe ai gjerman./TPZ.AL/
VIDEO: