TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Babai i Aleksandër Shkulakut, njërit prej komandove që dezertoi në Britaninë e Madhe, ka reaguar pas marrjes së lajmit. E ka konsideruar një veprim të nxituar të bërë prej djalit, por nga ana tjetër është shprehur se këtë veprim ai e ka kryer vetëm për arsye ekonomike.
“Aleksandri ishte më i përgatituri në Ushtri, ka qenë me shërbim në Afganistan. Djali s’kishte vlerësimin financiar të merituar, merrte 290-315 mijë lekë të vjetra në muaj. Ai na ndihmonte edhe ne financiarisht. E dinim që ishte në Angli, por nuk kemi komunikuar. Djali ka bërë një veprim të nxituar e të palogjikshëm. Mendoj se veprimi i tij, lidhet me gjendjen ekonomike. Lajmin e kemi mësuar nga të afërmit tanë që kemi në Angli”, ka thënë ai.
TPZ.AL