AKTUALITET, 17 Nëntor 2017, 14:03

Asfiksimi nga gazi, shkon në 50 numri i nxënësve të lënduar

Asfiksimi nga gazi, shkon në 50 numri i nxënësve të

Një nga nxënësit e asfiksuar nga rrjedhja e gazit në shkollën e Shupenzës, Bulqizë, është transportuar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak Tiranë, për të marrë ndihmë më të specializuar. Burime nga Ministria e Shëndetësisë dhe Policia e Shtetit, bëjnë me dije se gjendja e nxënësit është e rëndë dhe për pasojë, kërkohet ndërhyrje më e specializuar. Nga të dhënat e fundit të paraqitura nga spitali rajonal i Bulqizës, rreth 50 nxënës rezultojnë të jenë asfiksuar. Pjesa më e madhe e tyre morën ndihmën e parë në këtë spital.

TPZ.AL