TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë në mbledhjen e fundit ka vendosur që të pezulloj nga detyra gjyqtarin Shkëlqim Miri, i cili akuzohet për tjetërsim të një vendim duke liruar një person nga burgu.
Shkëlqim Miri u arrestua pak ditë më parë. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën “arrest me burg”.
Shkëlqim Miri u arrestua pasi dyshohet se ka marrë ryshfet 20 mijë euro për ndryshimin e akuzës ndaj Gentian Dodës duke sjellë lirimin e tij nga burgu.
Por, gjithashtu gjatë kontrollit të banesës, Mirit iu gjetën dhe sekuestruan 34 milionë lekë, të cilat ai deklaroi se i kishte për kurim.