AKTUALITET, 17 Nëntor 2017, 17:17

Greqi, arrestohet në Janinë trafikanti shqiptar me 142.5 kg marihuanë

Greqi, arrestohet në Janinë trafikanti shqiptar me 142.5 kg

Nga Italia, në Greqi. Trafikantët shqiptarë dhe policitë e dy vendeve punojnë 24/24.

Policia greke ka kapur një tjetër sasi droge të ardhur nga Shqipëria, pas një operacioni të koordinuar midis Departamentit të Antidrogës në Policinë e Janinës në bashkëpunim me atë kufirit të Konicës.

Sipas raportimeve bëhet fjalë për 142.5 kg marijuanë të kapur gjatë një operacioni nga policia greke në Aetopetra, Janinë. Gjatë kontrollit në mjet, u gjetën gjashtë çanta që përmbanin 107 pako. Po kështu shqiptarit iu sekuestruan edhe 100 euro dhe 2 celularë.

Policia i ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, një 20-vjeçar shqiptar.

TPZ.AL