AKTUALITET, 17 Nëntor 2017, 19:07

Skandali me sigurinë ushqimore, masa ndaj drejtorit të AKU-së në Fier

Skandali me sigurinë ushqimore, masa ndaj drejtorit të AKU-së

Ministria e Bujqësisë ka marrë masa ndaj drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit në Fier dhe disa inspektorëve për shkelje flagrante të ligjit.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi pas denoncimit qytetar dhe verifikimeve se AKU-ja në Fier ka qenë në kundërshtim me ligjin. ka urdhëruar marrjen e masave  për personat përgjegjës.

Një rast që ka forcën e bashkëqeverisjes me qytetarët. Nisur nga denoncimi qytetar në qarkun e Fierit kam urdhëruar drejtorin e AKU-së të ndërhyjë për të bërë verifikimet e nevojshme. Dje dhe sot, mbas denoncimit qytetar, rezulton se veprimtaria AKU-së në Fier ka qenë në kundërshtim flagrant me ligjin. Për rrjedhojë kam urdhëruar marrjen e masave në mënyrë të menjëhershme, duke filluar nga drejtori i AKU-së duke vazhduar me inspektorët përgjegjës. Jemi të vendosur ti japim fund kulturës së fajeve pa fajtor, sidomos në kontrollin ushqimor".