TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
71.5 kilogram marihuanë me një vlerë rreth 700 mijë euro.
Ky është bilanci i sekuestrimit nga ana e policisë pas kontrollit të makinës “Ford Kuga” të drejtuar nga një shqiptar në autostradën A14 midis Cerinjolës dhe Milanos, pikërisht në territorin e Francavilla di Mare, midis Peskara SUd dhe Peskata Ovest.
Sipas medieve italiane, shqiptari 37-vjeçar me banim në Milano, ishte i shoqëruar nga një vajzë (L.C) 21-vjeçare nga Monza, ndërkohë që të gjithë pjesës e prapme e kishte mbushur me marihuanë dhe e mbuluar me një pëlhurë, ndërsa xhamat të errët.
Sipas policisë italiane, droga mund të kishte ardhur me gomone, pasi në paketimin e saj kishte ujë deti.
Të dy përfunduan në burgun e Kietit.
TPZ.Al