AKTUALITET, 17 Nëntor 2017, 13:37

“Godet” Kokëdhima: Ambasadorët shantazhuan Ramën për reformën në drejtësi (VIDEO)

“Godet” Kokëdhima: Ambasadorët shantazhuan Ramën

Kreu i partisë ‘Zgjidhja’, Koco Kokëdhima në një lidhje telefonike për emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, ka thënë se ambasadorët i kanë bërë shantazh Edi Ramës përmes një letre të dërguar në zyrën e tij, dimrin e vitit 2016. Sipas Kokëdhimës letra ishte nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Rama nuk donte të bënte reformën në drejtësi. Ai mendonte se do ua hidhte të gjithëve dhe do bënte kapjen e reformës. Ambasadorët e shantazhuan Ramën me një letër që i dërguan. Në fillim të dimrit të vitit 2016, Departamenti Amerikan i Shtetit, nëpërmjet një letre i kërkonin qeverisë që t’i hapte rrugën reformës në drejtësi, pasi Rama kërkonte ta kapte. Kushtetuta u ka dhënë një rol të madh ambasadorëve të cilët nuk zgjidhen nga njerëzit. Ka raste kur ambasadorët mbështesin politikanë të korruptuar. Ramës i ka ardhur një letër me gjashtë akuza me karakter penal dhe për këtë arsye, ai është dorëzuar dhe ka pranuar Reformën në Drejtësi”- tha Kokëdhima.

VIDEO:

Emisioni i plotë:

/TPZ.AL/