AKTUALITET, 17 Nëntor 2017, 17:26

Kryebashkiaku i Bulqizës merr përgjegjësinë për asfiksimin e nxënësve

Kryebashkiaku i Bulqizës merr përgjegjësinë për

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës Melaim Damzi, reaguar pas ngjarjes së rëndë në fshatin Shupenzë ku 60 nxënës përfunduan në spital pas asfiksimit që pati si shkak tymin e ardhur nga kaldaja

Në një prononcim për “BalkanWeb”, Damzi tha se merr të gjitha përgjegjësitë dhe se reagimi i institucioneve ka qenë në kohë.

“Mbaj të gjitha përgjegjësitë sipër. Situata u vu nën kontroll menjëherë. Ngritëm emergjencat civile të bashkisë. Si prind, si mjek kam qenë pranë spitalit për të dhënë ndihmën e parë”, tha Damzi, i cili më parë ka qenë ish-prefekt i Dibrës.

Ai theksoi se kjo është një ngjarje aksidentale. “Pardje u bë testimi pa nxënës dhe ishte në rregull. Kaldaja u ndez në orën 7 dhe u bllokua oxhaku. Kaldaja është moderne me pelet. Ka zero ndikim në mjedis. Specialistët vunë sërish në punë kaldajën, është në gjendje të mirë”, tha ai.