TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ushtari amerikan, i cili para më shumë se gjysmë shekulli ka dezertuar në Korenë e Veriut, dhe atje ka jetuar rreth 40 vjet, ka ndërruar jetë në Japoni në moshën 77 vjeçare, bëjnë të ditur mediat.
Njëra ndër dramat më të jashtëzakonshme të Luftës së Ftohtë ka filluar në vitin 1965 kur Charles Robert Jenkins, në atë kohë rreshteri 24 vjeç me nofkën Scooter nga Karolina e Veriut, u zhduk gjatë një nate të muajit mars, teksa ishte në patrullim afër zonës së demilitarizuar në mes të dy Koreve.
Jenkins në vitin 2004 tha se, ai kishte dezertuar për të shmangur detyrimin në Korenë e Jugut dhe të ikte nga lufta në Vietnam.
“Ishte koha e Krishtlindjeve, ishte ftohtë dhe errësirë. Fillova të pija alkool. Kurrë në jetën time nuk kisha pirë aq shumë alkool,” kishte rrëfyer ai.
I dehur arratiset në Korenë e Veriut
Kishte pirë, siç tha, dhjetë birra, kishte marrë njerëzit për të dezertuar, dhe u tha të prisnin derisa të “verifikoj rrugën”.
Në atë moment u nis drejtë Koresë së Veriut, duke vendosur në majë të pushkës kanotierën e bardhë. Tha se kishte planifikuar të shkonte në Rusi dhe të dorëzohej, dhe nuk e kishte menduar se Pheniani do ta mbante.
Derisa ishte në Korenë e Veriut ai i mësonte ushtarëve gjuhën angleze dhe aktronte spiunin e keq amerikan në një film propagandues.
Jenkins atje u takua dhe u martua me Hitomi Sogu, japonezen 20-vjet më të re se ai, të cilën si 19 vjeçare e kishte rrëmbyer nga Koreja e Veriut që ti ndihmonte në aftësimin e spiunëve. Soga ishte njëra ndër nxënëset në orën e tij të anglishtes.
Frika për sigurinë personale dhe sigurinë e familjes të cilën e krijoi, e pamundësuan që të refuzoj çfarëdo lloj detyre e cila i ishte ngarkuar. “Nuk i thoni ‘jo’ Koresë së Veriut. I thoni një gjë të keqe për Kim Il-sung dhe i keni hapur vetes varrin, sepse zhdukeni,” tha ai duke menduar në themeluesin e këtij shteti
Shkoi në Japoni me gruan
Sogit iu lejua të kthehet në Japoni në vitin 2002, pas mbledhjes që zhvilloi kryeministri japonez, Junichira Konizumia dhe diktatori koreanoverior Kim Jong-il, shkruan “Guardian”.
Jenkins përfundimisht takohet me gruan e tij dhe dy vajzat, Mikom dhe Brindom, në vitin 2004 në Indonezi.
Edhe pse Korea e Veriut i lejoi vetëm vajtjen e përkohshme, Jenkins me familjen shkoi në Japoni pasi që kishte marr garanci se nuk do të arrestohej nëse shkon atje.
Atje menjëherë u shtrua nw spital për shkak të komplikimeve pas operacionit që kishte pasur në Korenë e Veriut.
Pasi që Japonia u angazhua që SHBA të jetë e butë në dënimin e tij për shkak të dezertimit, Jenkins pranoi fajin dhe u dënua me 30 ditë burg dhe lirimin e tij nga ushtria.