TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Drejtësisë i PD, Enkelejt Alibeaj deklaroi nga selia blu se " drejtësia për Saimir Tahirin është çështje kohe, nëse Prokuroria nuk do të merret nën kontroll nga Edi Rama!" "Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda dhanë një provë tjetër sot për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun ndërkombëtar të drogës, - deklaroi Alibeaj. - Ndalimi i Saimir Tahirit për të dalë jashtë vendit është vendim i drejtë, që tregon se rrethi për Saimir Tahirin dhe shefin e tij, Edi Rama, po ngushtohet. Çdo ditë që kalon provon se Saimir Tahiri është pjesë e rëndësishme e dosjes së prokurorisë Antimafia të Katanias; se Saimir Tahiri ka vendosur policinë në shërbim të trafikut ndërkombëtar të drogës; se Saimir Tahiri ishte mbrojtja politike e Habiljave në Tiranë; se Saimir Tahiri ishte vetë i mbrojtur nga Edi Rama, që përfitoi nga kanabizimi i vendit miliona euro për blerjen e pushtetit të tij politik.